Ymeri e LDK`së: Rryma po importohet por Dogana po i fshin të dhënat

Ymeri e LDK`së: Rryma po importohet por Dogana po i fshin të dhënat

Inxhinierja dhe ekspertja e ekonomisë nga LDK, Janina Ymeri, ka ngritur alarmin për mungesën e transparencës rreth importit të energjisë elektrike në Kosovë, duke e quajtur situatën të papranueshme dhe të rrezikshme për besimin publik.

“Sot të dhënat e Doganës për janar–maj 2025 nuk shfaqin asnjë import të deklaruar si energji elektrike. Kjo është e pamundur,” shkroi ajo.

Ymeri thotë se qeveria po fsheh të dhënat dhe po luan me transparencën: “Po paguajmë miliona çdo ditë, por nuk na tregojnë sa e kujt është kjo energji.”

Ajo përmend edhe heqjen e kodit doganor 2716 si mundësi për manipulim të qëllimshëm dhe pyet nëse kjo është bërë që qytetarët të mos e kuptojnë të vërtetën. /Periskopi/

Shpërndaje në: