Dy zyrtarë të PDK’së e sfidojnë Lladrovcin për Kryetar të Drenasit – Çka po ndodh me degën e kësaj partie në këtë komunë?

Dy zyrtarë të PDK’së e sfidojnë Lladrovcin për Kryetar të Drenasit – Çka po ndodh me degën e kësaj partie në këtë komunë?

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duket se garën në zgjedhjet lokale me partitë tjera do ta ketë, vetëm pasi ta zhvillojë një tjetër – me bashkëpartiakët e tij, të cilët deri më tani, dy prej tyre kanë shprehur vullnetin të garojnë me emblemën e PDK’së për kryetar të Drenasit.

Fillimisht, Lladrovci u sfidua nga Petrit Hajdari. Teksa tani, Sejdi Hoxha gjithashtu ka bërë të ditur se do t’i hyjë garës për për kryetar të kësaj komune, transmeton Periskopi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxha thotë se “situata politike në Drenas është e lënduar, veçanërisht në proceset zgjedhore lokale, si pasojë e pakënaqësive dhe hatërmbetjeve të grumbulluara ndër vite”.

Postimi i plotë:

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Petrit Hajdari njoftoi do të kandidojë për kryetar të kësaj komune. Madje ai i bëri thirrje kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, që ta mbështesë kandidaturën e tij.

Lidhur me këtë “rivalitet” për komunën, Periskopi ka kontaktuar Ramiz Lladrovcin.

Ai është shprehur i gatshëm për të garuar.

Madje Lladrovci pret që do ta shpallin kandidaturën edhe individ të tjerë. Megjithatë ai thotë se vota e qytetarit vendos.

“Sot, është publikuar një kandidaturë e re për Kryetar të Drenasit, deri në ditën e fundit pres të ketë edhe individ, parti e nisma lokale me kandidatura për postin e Kryetarit. Unë jam gati për garë, jam këtu dhe vota e qytetarit do ta dëshmojë se kush e meriton besimin për ta udhëhequr komunën në mandatin e ardhshëm”, u shpreh Lladrovci për Periskopin.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar në qershor sërish Ramiz Lladrovcin si kandidat për kryetar komune.

“Falënderoj Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas, për miratimin e propozimit për kandidaturën time për kryetar të komunës për zgjedhjet e 12 Tetorit. Votat për kandidaturën time ishin 42 për, një kundër dhe një abstenim. Pres nga Kryetari i PDK-së, miratimin e këtij propozimi të Degës e cila nuk njeh humbje nga çlirimi e këndej”, pati shkruar Lladrvoci.

Kujtojmë, që zgjedhjet locale do të mbahen më 12 tetor./Periskopi/

 

Petrit Hajdari në përballje me Ramiz Lladrovcin për Drenasin

 

 

Lladrovci për kandidimin e bashkëpartiakut në Drenas: Këtu jam, gati për garë

Shpërndaje në: