Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin pas fillimit të armëpushimit
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë se Irani mohon raportet se ka qëlluar me raketë Izraelin pas fillimit të armëpushimit, shkruan BBC, transmeton Periskopi.
Ushtria izraelite pak më herët tha se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani pas fillimit të armëpushimit.
Ajo thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin” dhe se i kanë udhëzuar njerëzit të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Ndërkaq, Izraeli është zotuar për kundërpërgjigje.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më herët se ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të “përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.
Lëkundet armëpushimi, Izraeli thotë se Irani lëshoi raketa



