Ramadani: Hapja e plotë e Urës kryesore është dashur të jetë pjesë e një diplomacie aktive të Kosovës, e cila nuk ekziston

Ramadani: Hapja e plotë e Urës kryesore është dashur të jetë pjesë e një diplomacie aktive të Kosovës, e cila nuk ekziston

Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë, shkaktuan reagime të ashpra në mesin e serbëve lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si provokim politik dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve, shkruan Periskopi.

Njoftimi për ndërtimin e këtyre urave ka nxitur menjëherë reagime nga BE dhe nga Lista Serbe.

Lidhur me këtë çështje për Periskopin ka folur ish-kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani.

Ramadani tha për Periskopin se hapja e Urës kryesore është dashur të jetë pjesë e një diplomacie aktive të Kosovës, e cila nuk ekziston.

“Së pari, mendoj që mos-hapja e plotë e Urës kryesore të Ibrit është absurd dhe pa argumente të sigurisë. Si çështje e trajtuar vetëm politikisht, hapja e plotë e Urës kryesore është dashur të jetë pjesë e një diplomacie aktive të Kosovës, e cila nuk ekziston…”, ka thënë ai për Periskopin.

Sipas Ramadanit Kosova do të duhej të insistonte në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për çështjen e Urës. Por, që sipas tij sjellja e VV’së më 2024 e lëndoi besimin e NATO’së.

“…Kosova duhet të insistojë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për çështjen e Urës dhe këtë ta bëjë në dialog të nivelit të lartë me NATO-n. Por, sjellja krejtësisht e përçudnuar e VV-së gjatë verës 2024 e ka lënduar mirëbesimin me NATO-n…”, është shprehur Ramadani./PERISKOPI/

Urat e VV’së mbi Ibër, Ramadani: Qeveria në detyrë të qartësojë se a ka hequr dorë përfundimisht nga hapja e Urës kryesore

 

Shpërndaje në: