Intervistimet në Prokurori Speciale, Humolli: Politika e Kurtit po qalon, kanë menduar se janë të paprekshëm
Humolli ka theksuar se “Thirrja është një e mirë që drejtësia të funksionojë në rend të parë ndaj pushtetarëve, ndërsa politika po qalon shumë, sidomos ajo e pushtetit, sepse ka menduar se është e paprekshme.”
Ai ka kritikuar mungesën e transparencës nga ana e qeverisë në raportimin para Kuvendit, duke e cilësuar këtë sjellje si shkelje demokratike.
“Kur qeveria nuk jepte raport në Kuvend, ajo bënte shkelje demokratike dhe nuk e kuptonte se mosdhënia e llogarisë institucioneve që e ka zgjedhur, praktikisht ishte grusht shteti,” ka thënë Humolli.
Tutje, ish-deputeti ka shtuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësitë e mëdha kërkojnë edhe llogari më të madhe.
“Ne nuk duhet me paragjykuar nëse janë fajtorë apo jo, por duhet kuptuar se askush nuk është mbi ligjin. Ai që ka përgjegjësi më të madhe, ka edhe llogari dhënie më të madhe,” ka theksuar ai për Blic.
Në fund, Humolli ka përmendur rolin e qeverisë si përfaqësuese e popullit dhe përgjegjësinë për jetën e qytetarëve.
“Një qeveri që merr mandatin për të drejtuar shtetin për katër vite, është një pjesë e jetës së popullit tonë dhe s’ka të drejtë askush të jetë i papërgjegjshëm për jetën e qytetarëve të këtij shteti,” ka përfunduar ai./Periskopi/



