Agim Aliu konfirmon rikandidimin për kryetar në Ferizaj

Agim Aliu konfirmon rikandidimin për kryetar në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar se do të garojë sërish në zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë dhe mbetet “PO” për Ferizajn, duke vlerësuar besimin që i është dhënë ndër vite dhe transformimet që, sipas tij, e kanë bërë Ferizajn një shembull zhvillimi në nivel republikan.

Aliu u zotua për vazhdim të angazhimit me përkushtim dhe energji të pandalshme./Periskopi/

Shpërndaje në: