Burim Ramadani, deputetëve të VV’së: Edhe po e lexuat, hiç nuk e kuptoni, dokumenti 47 faqe është i rëndë për ju
Analisti Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo e ka adresuar qartë Vetëvendosjen si përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, raporton Periskopi.
Ai citoi pikën 130 të aktgjykimit, ku thuhet se grupi më i madh parlamentar ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin për bashkëpunim dhe konsultim konstruktiv me grupet tjera.
Ramadani kritikoi ashpër qasjen e Vetëvendosjes ndaj interpretimit të Kushtetutës dhe kërkoi veprim të përgjegjshëm nga deputetët.



