LDK pas vendimit të Kushtetueses: Ftojmë grupin parlamentar më të madh që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim

LDK pas vendimit të Kushtetueses: Ftojmë grupin parlamentar më të madh që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media pas vendimit të Gjyaktës Kushteteuse ku theksohet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Në reagimin e LDK-së thuhet se ‘ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare’

Tutje LDK-ja ka ftuar LVV-në që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

“Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare.Po ashtu, siç e përcakton neni 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur” thuhet në reagimin e LDK-së./Periskopi/

 

Shpërndaje në: