Pas përpjekjes disa orësh zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin në Emshir
Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin që ka kapluar kulmin e një ndërtese në lagjen “Emshir” të Prishtinës të enjten.
Pas përpjekjes disa orësh zjarrfikësit, të cilëve u kanë ardhur edhe përforcime, kanë arritur të shuajnë zjarrin përmes autoboteve të shumta dhe vinçit, raporton Koha, përcjell Periskopi.
Zjarri krahas kulmit ka kapluar edhe disa banesa në objektin njëmbëdhjetë katesh, derisa një pjesë e kulmit ka rënë në tokë.
Sipas të dhënave të para nga ky rast nuk ka të lënduar.



