Lazio refuzon ofertën e Interit për Nicolo Rovellën, 35 milionë euro plus Kristjan Asllani nuk mjaftojnë

Lazio refuzon ofertën e Interit për Nicolo Rovellën, 35 milionë euro plus Kristjan Asllani nuk mjaftojnë

Interi po përpiqet të forcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar veror dhe ka bërë një ofertë konkrete për mesfushorin e Lazios, Nicolo Rovella.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, klubi zikaltër ka propozuar 35 milionë euro plus huazimin me detyrim blerjeje të Kristjan Asllanit te Lazio.

Megjithatë, Lazio ka refuzuar ofertën, duke insistuar që Rovella do të lirohet vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 50 milionë eurosh, duke e bërë kështu largimin e tij më të vështirë për Interin../Periskopi/

Shpërndaje në: