Përleshje mes katër të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë
Katër të mitur janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se një i dyshuar u dërgua në mbajtje.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të dielën në Obiliq dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Obiliq 29.06.2025-19:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Periskopi/



