Arrestohet legjenda e Manchester Unitedit

Arrestohet legjenda e Manchester Unitedit

Është arrestuar së fundi një legjendë e Manchester Unitedit.

Bëhet fjalë për Paul Ince, i cili u arrestua për shkak se ishte duke vozitur veturën në gjendje të dehur.

Ai po ashtu kishte bërë edhe aksident shkaku i kësaj, ku kishte goditur një rezervuar qendror rrugor.

Policia e Cheshire tha se 57-vjeçari është liruar me kusht për t’u paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Chester më 18 korrik.

Ince njihet për karrierën e tij futbollistike ku kishte luajtur për skuadra të mëdha si Manchester United, Inter dhe Liverpool.

Ai po ashtu është lojtari i parë me ngjyrë që arriti të mbante shirin e kapitenit te kombëtarja e Anglisë, gjë që e arriti në vitin 1993./Periskopi/

Shpërndaje në: