Reduktohet puna edhe në Gjykatën Supreme, shkak temperaturat e larta

Reduktohet puna edhe në Gjykatën Supreme, shkak temperaturat e larta

 Pas Gjykatës Themelore në Prishtinë, edhe Gjykata Supreme ka njoftuar se kanë vendosur që të reduktojnë orarin e punës për shkak të temperaturave të larta.

“Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nr. 01/802, të datës 27 qershor 2025, përmes të cilit autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka vendosur që të reduktohet puna në Gjykatën që drejton”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se gjyqtarët dhe stafi mbështetës me probleme shëndetësore nga mesdita janë liruar nga puna.

“Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga ndryshimet klimatike dhe sanimi i problemeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, si përgjegjëse me menaxhimin e objektit”, njofton Supremja./Periskopi/

Shpërndaje në: