Dështon edhe përpjekja e 40-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 40-të për konstituimin e Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth tre minuta seanca e së martës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin e legjislaturës së re.

Deputetët nuk votuan as këtë herë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë, i cili është kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky është dështimi i 40-të me radhë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas rezultateve zyrtare të votimit, vetëm 51 deputetë votuan pro themelimit të këtij komisioni – numër që nuk mjafton për ta çuar procesin përpara.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën parlamentare për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Edhe propozimi për komisionin e fshehtë është refuzuar vazhdimisht nga partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar të mbahet të enjten, me fillim nga ora 11:00./Periskopi/

Shpërndaje në: