Prattipati doli nga objekti i Presidencës së Kosovës

Prattipati doli nga objekti i Presidencës së Kosovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, doli nga objekti i Presidencës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mësohet se kjo zyrtare amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Prattipati hyri në objektin e Presidencës së Kosovës në kohën kur aty po mbahej takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: