Krasniqi: S’kemi pse të presim afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – mund dhe duhet ta bëjmë qysh nesër

Krasniqi: S’kemi pse të presim afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – mund dhe duhet ta bëjmë qysh nesër

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar edhe në rrjete sociale pas takimin me presidenten, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet qysh nesër, raporton Periskopi.

Krasniqi shpreson që takimet me Osmanin të sjellin reflektim.

 

Njoftimi:

Në takimin e sotëm me Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, rikonfirmova gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në tejkalimin e bllokadës për konstituimin e Kuvendit – tashmë me një interpretim të qartë kushtetues mbi kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale të secilit akter.

Si PDK, kemi paraqitur qëndrime të qarta dhe propozime konkrete për të rikthyer funksionalitetin institucional dhe respektin ndaj rendit demokratik. Bashkëpunimi dhe kompromisi mbeten parimet tona udhërrëfyese – të konfirmuara qartë edhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Shpresojmë që këto konsultime të sjellin reflektim, tejkalim të kryeneçësisë politike dhe rikthim te rregullorja, ligji dhe Kushtetuta. Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, fuqiplota dhe legjitime. Nuk kemi pse të presim afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – mund dhe duhet ta bëjmë qysh nesër, në mënyrën e duhur.

Ndryshe – Kushtetuesja do të jetë përsëri adresa për të konfirmuar pengmarrjen institucionale të shtetit!

Shpërndaje në: