Vdes pacienti i dytë me Bornavirus në Bavari
Mjeku Robert Tomaj ka bërë me dije se ka vdekur edhe pacienti i dytë në Gjermani nga bornavirusi.
Ai ka treguar se ky virus gjendet tek një lloj miu i egër (Feldspitzmaus) dhe mund të kalojë përmes urinës, jashtëqitjes ose pështymës së tyre.
Sipas tij, rekomandohet të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me kafshë të gjalla ose të ngordhura.
“Në qytetin Pfaffenhofen an der Ilm në Bavarinë e Epërme, ka vdekur edhe një pacient i dytë që ishte infektuar me virusin e rrallë Borna (BoDV-1). Më parë kishte vdekur edhe një pacient tjetër. Të dy qëndruan për javë të tëra në spital. Ende nuk dihet saktësisht se si u infektuan. Autoritetet shëndetësore të Bavarisë janë duke hetuar rastet. Ky virus gjendet tek një lloj miu i egër (Feldspitzmaus) dhe mund të kalojë përmes urinës, jashtëqitjes ose pështymës së tyre. Prandaj rekomandohet të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me kafshë të gjalla ose të ngordhura. Gjithashtu këshillohet përdorimi i maskave gjatë pastrimit të kasolleve apo ndërtesave të vjetra”, ka thënë Tomaj.
Ai ka treguar se deri me tani në Gjermani janë dokumentuar rreth 57 raste.
“Infeksionet nga ky virus janë shumë të rralla, por zakonisht përfundojnë me vdekje, pasi shkaktojnë një inflamacion të rëndë në tru. Në Gjermani, që nga viti 2018 është provuar se virusi mund të kalojë edhe tek njerëzit. Sëmundja është e detyrueshme për t’u raportuar që nga viti 2020. Deri tani janë dokumentuar rreth 57 raste, shumica në Bavari”, ka vlerësuar Tomaj, i cili profesionin e mjekut e ushtron në Augsburg./Periskopi/



