Pozhari na e heq nje dert të madh: Raportet me SHBA’të janë të rrënjosura përjetësisht
Analisti politik, Xhevdet Pozhari tha se problemi kryesor në Kosovë nuk qëndron te raportet me SHBA-në të cilat mbeten të rrënjosura por te gjuha e lehtë akuzuese që përdoret nga subjektet politike raporton Front Online, përcjell Periskopi.
“Në Kosovë problematike mbetet lehtësia e gjuhës akuzuese midis partive politike, e jo raportet të cilat janë të rrënjosura përjetësisht, bashkë me orientimin demokratik dhe pro-perëndimor të shtetit të Kosovës”, tha ai.
Sipas Pozharit, kohë më parë u arrit një marrëveshje e rëndësishme në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila rikonfirmoi miqësinë dhe aleancën mes dy vendeve.
“Jo shumë kohë më parë, u arrit edhe një marrëveshje e rëndësishme në fushën e mbrojtjes, duke e rikonfirmuar edhe një miqësinë dhe aleancën në themele të forta midis Kosovës dhe SHBA. Gjë të cilën z. Kurti e ka shprehur vazhdimisht, e së fundmi edhe në rastin e ndërhyrjes së SHBA në Iran”, shtoi Pozhari.



