Mbi 2 mijë shkurorëzime në Kosovë gjatë vitit 2024

Mbi 2 mijë shkurorëzime në Kosovë gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2024.

Më pak çifte të shkurorëzuara janë shënuar në vitin 2024 sesa një vit më parë.

Në vitin 2024, janë regjistruar 2 146 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste të shkurorëzuarve) ose 9,7%; Prishtinë (165 raste) ose 7,7%; Pejë (155 raste) ose 7,2% etj.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarëve etj./Periskopi/

Shpërndaje në: