Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç, Policia jep detaje

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç, Policia jep detaje

Një fëmjë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç, të Komunës së Istogut.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se për rastin në fjalë janë njoftuar rreth orës 19:40.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, tha Gashi.

Sipas tij, për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori./Periskopi/

 

Shpërndaje në: