Foshnja vdiq gjatë lindjes, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme
Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se në Gjakovë një foshnjë ka vdekur gjatë procesit të lindjes.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30. Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”
Prokuroria Themelore në Gjakovë, në një përgjigje për Express ka thënë se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes” dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, trasnemton Periskopi.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është inicuar rast i hetimit të vdekjes. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.”



