Deputeti Gashi: Kosova po rrezikon të dështojë si shtet për shkak të ambicieve të shfrenuara për pushtet
Deputeti i LDK’së, Arben Gashi ka thënë se Kosova po rrezikon të bëhet një shtet i dështuar.
E krejt kjo, sipas deputetit për shkak të paaftësisë të partive për kompromis dhe ambicieve për pushtet, përcjell Periskopi.
Ai ka bërë thirrje për zgjidhje, teksa shkruan se s’ka më kohë për të humbur.
Postimi i plotë:
Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet.
Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur.



