Skandaloze: Pushteti e rras AKI me njerëz të VV`së – Mbi 40 veta pranohen në këtë institucion
Agjencia Kosovare e Inteligjencës së shejti pritet t`i ketë në radhët e saj edhe 40 ‘spiun’ të rinj bazuar në një konkurs të para disa muajve, raporton Periskopi.
Për pozita të ndryshme në AKI, 40 persona tashmë i kanë përfunduar të gjitha intervistat, vetëm se kanë mbetur t`i nënshkruajnë kontratat.
Burime të sigurta të Periskopit kanë thënë se shumica dërmuese e të pranuarve janë përkrahës ose militanë të partisë që drejtohet nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Shumica nga ta janë nga Ferizaj dhe Gjilani e që janë ose përkrahës ose militantë të Lëvizjes Vetëvëndosje”, ka thënë ky burimi i Periskopit.
Sipas këtij burimi, shumica nga ta janë ‘shpërblyer’ për tullat dhe kubëzat e betonit që kishin hedhur në drejtim të policisë dhe Kuvendit në protestën e vitit 2015, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në faqen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është i publikuar konkursi, e ku aty kërkohen ‘spiu’ për lëmi të ndryshme si inteligjencë, siguri të teknologjisë informative dhe rrjeta, programim, mbështetje të teknologjisë informative (Helpdesk), kibernetikë, auditim financiar e të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që AKI mbushet me militanët të partisë që tash e pesë vjet ka udhëhequr me shtetin, Lëvizja Vetëvendosje.
Më poshtë e gjeni konkursin:





Gilangjinjtë pushtojnë AKI’në, pranohen më të madhe në konkursin e këtij institucioni



