Digjet një tokë me grurë në Podujevë

Digjet një tokë me grurë në Podujevë

Në Llapashticë të Podujevës zjarret e nisura sot kanë marrë hov për shkak edhe të kushteve atmosferike.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se pamjet janë të dhimbshme, të rënda dhe krejtësisht të papranueshme.

“Bashkë me zjarrfikësit dhe policinë tonë, e përcolla nga afër situatën, të cilët po bëjnë të pamundurën për menaxhimin e saj. Për fat të mirë, falë reagimit të shpejtë u evitua një dëm edhe më i madh”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Periskopi.

Ai tutje ka thënë se djegia e hamulloreve gjatë kësaj periudhe të verës është një praktikë shumë e dëmshme. Sipas tij, përveç rrezikut të përhapjes së zjarrit dhe dëmtimit të pronës, kjo sjellje shkatërron gjallesat që jetojnë në këto hapësira dhe dëmton rëndë pjellorinë e tokës.

“Bëj thirrje që kjo praktikë e rrezikshme të ndalet menjëherë, pasi përbën kërcënim serioz për jetën, pronën dhe mjedisin. Në këto ditë me temperatura të larta, kërkoj nga qytetarët vigjilencë dhe kujdes të shtuar, duke vepruar me përgjegjësi të plotë ndaj mjedisit, pronave dhe sigurisë së përbashkët”, thuhet në postimin e tij.

Shpërndaje në: