Behrami: Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti
Deputeti i PDK’së, Artan Behrami ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të 27 vjeçarit në Lipjan pas arrestimit nga Policia e Kosovës, transmeton Periskopi.
Behrami thotë se “brutaliteti i Policisë në një shtet varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin”.
“Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti”, shkroi ndër të tjera Behrami i PDK’së.
Postimi i plotë:
Brutaliteti i Policisë në një shtet varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin.
Ditë më parë, para Kuvendit të Kosovës, patëm shenja të këtij brutaliteti, të cilat u relativizuan në tallje.
Sjelljen agresive të ish-Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndaj një qytetari, e shpërfaq më së miri brutalitetin, i cili ushqehet nga lart-poshtë.
Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti.



