Kajtazi: Që tri vjet regjimi me hundë të bardhë thotë se “u sigurua buka e motmotit”, por blejnë miliona euro bukë nga Serbia

Kajtazi: Që tri vjet regjimi me hundë të bardhë thotë se “u sigurua buka e motmotit”, por blejnë miliona euro bukë nga Serbia

Mallrat e Serbisë janë rikthyer fuqishëm në tregun e Kosovës këtë vit, pas një uljeje në vitet e fundit. Kosova ka tejkaluar dyfishimin e importit të produkteve me origjinë serbe në pesëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, shkruan Periskopi.

“Vitin e kaluar siguruam për herë të parë bukën e motmotit”, ka thënë ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa e përmendur faktin që Kosova pati importuar afro 100 mijë ton grurë e misër, që në vlerë totale i bie mbi 25 milionë euro.

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka publikuar tabelën ku dëshmohet se nga pas energjisë elektrike, gruri është produkti më i importuar nga Serbia.

“Atëherë qysh është e mundshme me siguru bukën e motmotit dhe në të njëjtën kohë me ble miliona euro bukë nga Serbia?”, ka shkruar Kajtazi.

Postimi i plotë:

Faktet që rrënojne propaganden. Të paktën që tri vjet regjimi me hundë të bardhë thotë se “u sigurua buka e motmotit”. Demek bukë e barut kemi, për tjetër mos bezani.

Por, faktet thonë të kundërtën. Pas energjisë elektrike, gruri është produkti më i importuar nga Serbia.

Atëherë qysh është e mundshme me siguru bukën e motmotit dhe në të njëjtën kohë me ble miliona euro bukë nga Serbia?

Peci si nata me ditë me shifra, kalkulimet e tij për bukën e motmotit s’janë kerkah

Peci nuk e jetësoi amanetin e Rugovës për bukën e motmotit: Kosova për dy vjet importoi afro 70 mln euro grurë e miell

 

 

Shpërndaje në: