“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, Prokuroria kërkon paraburgim prej një muaji ndaj pesë policëve
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve policorë”, tkështu ka deklaruar për Periskopin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
Pesë zyrtarët policor janë të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që humbi jetën pas arrestimit.
“Kërkesa për masën e sigurisë ndaj pesë zyrtarëve të dyshuar policorë është përpiluar nga Prokurori I Shtetit. Mundemi me konfirmu se Prokurori i shtetit ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”,u shpreh Shala.
Nesër mbahet seanca dëgjimore për pesë policët e dyshuar në rastin e 27-vjeçarit nga Lipjani



