Bixhoz në Fushë Kosovë – Shoqërohen në polici dy të dyshuar

Bixhoz në Fushë Kosovë – Shoqërohen në polici dy të dyshuar

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit në një lokal.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe u iniciua si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Fushë Kosovë 08.07.2025, 23:30. Është raportuar se në një lokal është duke u zhvilluar aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë hasur tetë persona duke luajtur poker si dhe duke luajtur lojëra të ndaluara përmes kompjuterit. Janë shoqëruar në stacionin policor dy persona, pronari i lokalit mashkull kosovar në cilësinë e të dyshuarit si dhe njëri dëshmitar mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 45 pako me letra pokeri, një valixhe dhe 5 çanta me qipsa-fisha pokeri dhe dy shtëpiza dhe DVR të kamerave”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Periskopi/

Shpërndaje në: