Haradinaj ngushëllon familjen e zjarrfikësit: Një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Limës.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kaqun Lima humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, ashtu siç kishte bërë gjithë jetën e tij, raporton Periskopi.
“Një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të tij dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që sot ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:



