Shkuan për ta shuar zjarrin, një person ofendon dhe tenton t’i sulmojë zjarrfikësit në Obiliq
Një person ka ofenduar dhe ka tentuar të sulmojë zjarrfikësit gjatë një intervenimi në një zjarr fushor në Obiliq.
Gjatë incidentit, i dyshuari ka shkaktuar dëme në automjetin e zjarrfikësve, me vlerë rreth 150 euro.
Ai është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, përcjell Periskopi.
“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Obiliq, Prishtinë 08.07.2025, 18:50. Ankuesi mashkull kosovar nga njësia e zjarrfikësve ka raportuar se deri sa ishin në intervenim në një zjarr fushor i dyshuari mashkull kosovar ka filluar t’i ofendojë dhe ka tentuar t’i sulmojë. I njëjti ka dëmtuar automjetin e tyre ku vlera e dëmit arrin rreth 150 euro. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.



