Policia shemb bujtinat, përplasje me banorët: Na ka mbetur veç me vdek (Video)
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të mërkurë në Theth, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në zonën turistike.
Ndërhyrja është shoqëruar me përplasje të ashpra mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ndërsa reagimet kanë qenë të forta mes pronarëve të godinave që po shkatërrohen, raporton syri.net, transmeton Periskopi.
Banorët, të tronditur, akuzojnë autoritetet se po u shkatërrojnë mundin dhe investimet e një jete, pa ofruar asnjë alternativë apo mbështetje. Një prej tyre, i përlotur, deklaroi: Kam aty shpenzimet e të gjithë jetës. Janë ndërtu dhe tani po i prishin të gjitha. I kam ndërtu pa beton, të gjitha me tru në tokën time. Kemi kërkuar leje, por nuk ka leje – ndoshta del pas 20 vjetësh. Tokën nuk e kam të blerë, por të trashëguar brez pas brezi. Na ka mbetur veç me vdek. Familja s’ka me çfarë të jetojë. Të gjitha të ardhurat këtu janë derdhur./Periskopi/



