Berisha kërkon nga Kurti: Policët nga 2021-ta t’iu nënshtrohen orëve edukative dhe t’iu bëhet testi i drogës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pas vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që Policët e Kosovës të rekrutuar nga viti 2021 t’iu nënshtrohen orëve edukative në Vushtrri dhe t’iu bëhet testi i drogës.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar që rasti në Lipjan nuk duhet të harrohet, raporton Periskopi.
“Të gjithë milicët e regjimit të Albin Kurtit, të regrutuar nga viti 2021 duhet ti nënshtrohen edhe njëher orëve edukative në Vushtërri dhe të ju bëhet testi i drogës! Nëse nuk reagohet për këtë që po ndodhën mes qytetarëve dhe policisë, rasti i Lipjanit do të harrohet karshi tragjedive edhe më të mëdha që munden me ndodhë”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:



