IML: Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit – mostrat po dërgohen në rajon dhe Evropë

IML: Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit – mostrat po dërgohen në rajon dhe Evropë

Instituti për Mjekësi Ligjore ka njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të renovimit në muajin shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara.

“Pas pyetjeve dhe kërkesave të shumta që kanë ardhur në adresë të Institutit për Mjekësinë Ligjore (IML) në lidhje me Laboratorin e Toksikologjisë, ju njoftojmë se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve.
Menjëhere pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara”, thuhet në njoftim.

Tutje IML thotë se për shkak të natyrës së ndjeshme të pajisjeve, zhvendosja e tyre në hapësirë tjetër ka qenë e pamundur, dhe se një numër i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës.

“Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftimin e IML-së./Periskopi/

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit pesë policëve të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës, shkak mosfunksionimi i laboratorit të Toksikologjisë në IML

“Vendos gjurin në regjionin e shpinës në afërsi të qafës” – dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Lipjan

Shpërndaje në: