Tentuan të udhëtonin me pasaporta të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq në Aeroport

Tentuan të udhëtonin me pasaporta të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq në Aeroport

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Të dy rastet janë evidentuar mëngjesin e 9 korrikut 2025, rreth orës 08:00, gjatë kontrollit të dokumenteve në pikën e kontrollit kufitar ajror.

Sipas raportit policor, një burrë shtetas i Turqisë është kapur në përpjekje për të udhëtuar me një pasaportë në emër të një personi tjetër.

Në një rast të ndarë, edhe një grua, gjithashtu shtetase e Turqisë, tentoi të kalojë me një pasaportë franceze që nuk ishte në emrin e saj.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”./Periskopi

Shpërndaje në: