Policisë së Kosovës, i shtohen 279 kadetë

Policisë së Kosovës, i shtohen 279 kadetë

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62`të të Policisë së Kosovës është mbajtur të premten, ku 279 kadetë kanë përmbyllur trajnimet e tyre dhe janë betuar për t’u shërbyer me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të vendit.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, theksoi rëndësinë e këtij momenti dhe vlerat që këta kadetë do të përfaqësojnë.

“Këta kadetë, në mes të tyre 261 shqiptarë, 11 serbë, 4 boshnjakë, 2 egjiptian dhe 2 turq, i përbashkon misioni dhe qëllimet e njëjta,” tha ai

Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka folur për sfidat që kadetët kaluan gjatë trajnimit të tyre, duke nënvizuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të arritur në këtë ditë të rëndësishme.

“Të gjitha gjeneratat policore, sikurse edhe kjo, për të arritur në këtë ditë historike të diplomimit, kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit, por falë punës, angazhimit dhe përkushtimit kanë arritur me sukses të finalizojnë dhe të kurorëzojnë këtë ditë të rëndësishme për vendin,”tha ai.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, theksoi besimin e lartë qytetar ndaj Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës nuk është vetëm institucioni që ka besimin më të lartë qytetar, por edhe shembull për partneritetet dhe sukseset në luftimin e kriminalitetit,” tha Sveçla. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: