Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi; Komandanti në Suharekë, Afrim Sylaj; dhe Komandanti në Klinë, Ragip Bytyqi.

Vendimet për shkarkime u janë dorëzuar sot komandantëve të deritashëm.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me të tre komandantët e shkarkuar, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal Sveçla, si dhe nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, por as ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Sipas informatave, shkarkimi i komandantëve lidhet me ngjarjet e fundit në këto rajone./Periskopi

Shpërndaje në: