Aksion i Policisë: Kapet rreth një kilogram drogë në Pejë, i dyshuari në arrati

Aksion i Policisë: Kapet rreth një kilogram drogë në Pejë, i dyshuari në arrati

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar e gjatë një aksioni të sotëm në Pejë kanë arritur të konfiskojnë një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë.

Nikçi ka thënë se personi i dyshuar tashmë ndodhet në arrati dhe se po kërkohet nga Policia e Kosovës, raporton Express, transmeton Periskopi.

“Drejtoria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë, kanë bërë një bastisje ku kanë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë. Personi që dyshohet gjendet në arrati e Policia po punon për lokalizimin e arrestimin e tij”, ka thënë Nikçi./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: