Hoti i reagon Osmanit: Asgjë e re, vetëm hipokrizi – Marrëveshjen që e quante rrezik sot e quan të mirë

Hoti i reagon Osmanit: Asgjë e re, vetëm hipokrizi – Marrëveshjen që e quante rrezik sot e quan të mirë

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj Vjosa Osmanit për qëndrimin e saj të fundit rreth Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar nga Hoti në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Periskopi.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti e ka akuzuar Osmanin për hipokrizi dhe për ndryshim të qëndrimit në varësi të interesit politik.

“Asgjë e re nga Osmani, vetëm hipokrizi e radhës! Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan ‘marrëveshje të mirë’ dhe madje pretendon se ‘e kemi zbatuar’,” ka shkruar Hoti.

Ai tha se kjo është dëshmi se për Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti pushteti është mbi interesin shtetëror.

“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme,” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë: KËTU

Shpërndaje në: