BE-ja paralajmëron kundërmasa nëse ShBA-ja vendos tarifa prej 30%

BE-ja paralajmëron kundërmasa nëse ShBA-ja vendos tarifa prej 30%

BE-ja është e përgatitur të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e saj nëse ShBA-ja vazhdon me vendosjen e një tarife prej 30% për mallrat evropiane duke filluar nga 1 gushti, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen, e cila kryeson krahun ekzekutiv të BE-së, tha në një deklaratë se blloku mbetet i gatshëm “të vazhdojë të punojë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht”, raporton Reuters, transmeton Periskopi.

Pak ekonomi në botë arrijnë nivelin e hapjes dhe respektimit të praktikave të ndershme tregtare të Bashkimit Evropian”, vazhdoi ajo.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme”. /Periskopi/

 

Trump zbulon tarifën prej 30% për anëtarët e BE-së dhe mallrat nga Meksika

Shpërndaje në: