DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

Një palestinezo-amerikan u rrah për vdekje nga kolonët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe një tjetër u qëllua për vdekje, njoftoi Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Shtetasi amerikan Sayafollah Musallet, 20 vjeç, i njohur gjithashtu si Saif, u rrah rëndë në incidentin në Sinjil, në veri të Ramallah.

Ndërsa Husein Al-Shalabi, 23 vjeç u qëllua në gjoks.

Familja e Musallet, nga Tampa Florida, tha në një deklaratë se mjekët u përpoqën ta arrinin atë, por ai vdiq para se të shkonte në spital, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

“Ky është një makth dhe padrejtësi e paimagjinueshme që asnjë familje nuk duhet të përballet kurrë. Ne kërkojmë që Departamenti i Shtetit të SHBA-së të udhëheqë një hetim të menjëhershëm dhe t’i mbajë kolonët izraelitë që vranë Saifin përgjegjës për krimet e tyre”, thuhet në deklaratën e familjes.

Ndryshe, ushtria izraelite tha se Izraeli po heton incidentin.

Raportohet se dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor është rritur që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Gaza në fund të vitit 2023, sipas grupeve të të drejtave./Periskopi/

Shpërndaje në: