Begaj në Ohër: Me homologen maqedonase biseduam për bashkëpunimin në Ballkan
Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka bërë të ditur se sot ishte për vizitë zyrtare në Ohër me ftesë të homologes maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në një postim në Facebook, Begaj tha ata biseduan për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin evropian.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është urë lidhëse, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona”.
“Zhvillimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur. Me forca të përbashkëta drejt progresit!”, ka shkruar Begaj në Facebook. /Periskopi
Njoftimi i plotë:



