Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri, Policia jep detaje

Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri, Policia jep detaje

Një person është plagusur sonte në Vushtrri.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policsë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana ka treguar se personi i lënduar ka marrë trajtim fillestar në emergjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

“Sot rreth orës 20:59 nga urgjenca e Vushtrrisë është raportuar për një person të lënduar e që dyshohet nga arma e zjarrit. Personi në fjalë, pas marrjes së tretmanit është dëguar në QKUK për trajtime të mëtutjeshme”, tha ajo.

Ajo ka treguar se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes./Periskopi/

 

Shpërndaje në: