Shpërthim në Iran, shtatë të lënduar

Shpërthim në Iran, shtatë të lënduar

Një shpërthim në një ndërtesë banimi lëndoi shtatë persona në qytetin iranian të Qomit, raportuan mediat shtetërore iraniane, me departamentin e zjarrfikësve që fajësoi një rrjedhje gazi.

Guvernatori i Qomit përjashtoi çdo veprim “terrorist”, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se që nga përfundimi i një lufte ajrore 12-ditore muajin e kaluar midis Iranit dhe Izraelit, në të cilën Izraeli dhe SHBA sulmuan objektet bërthamore të Iranit, në Iran kanë ndodhur disa shpërthime gazi dhe autoritetet nuk e kanë fajësuar Izraelin.

 

Guvernatori i Qomit, Akbar Behnamjoo, u citua nga media shtetërore të ketë thënë: “Shkaku i shpërthimit në një ndërtesë banimi në Pardisan nuk ishte terrorizëm”, përcjell telegrafi.

Drejtori i departamentit të zjarrfikësve të Qomit tha se katër njësi banimi u dëmtuan në shpërthimin në lagjen Pardisan.

“Vlerësimet fillestare tregojnë se shkaku i incidentit ishte një rrjedhje gazi dhe hetimet në këtë drejtim po vazhdojnë”, tha drejtori./Periskopi/

Shpërndaje në: