Deliu-Kodra: Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm, diktatura nuk kalon

Deliu-Kodra: Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm, diktatura nuk kalon

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke thënë se ministri në detyrë Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm, shkruan Periskopi.

Ajo ka thënë se diktatura nuk kalon.

Shkrimi i saj:

Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm!

Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje).

Ky akt është i pavlefshëm dhe tregon qartë se në këtë qeveri ligji injorohet për interesa personale.

Diktatura nuk kalon!

Shpërndaje në: