Bislimi zemërohet pas vendmit të Supremes: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

Bislimi zemërohet pas vendmit të Supremes: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që e shpalli të paligjshëm dhe antikushtetues mandatin e dyfishtë të ministrave–deputetë të Qeverisë në detyrë, reagimet nga kabineti qeveritar nuk kanë munguar — por një më bizari ishte ai i Besnik Bislimit.

Bislimi akuzoi hapur gjyqësorin për një “luftë të hapur ndaj qeverisë” dhe e ka cilësuar vendimin e Supremes si “rast tipik dhe primitiv” të kësaj lufte.

“Edhe një rast sa tipik ashtu edhe primitiv i luftës së hapur që gjyqësori i ka shpallur qeverisë dhe zhvillimit të shtetit. Një luftë që me siguri të plotë do ta humb me shumë turp.” – shkroi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: