Miftaraj lavdëron Gjykatën Supreme: Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria, bravo

Miftaraj lavdëron Gjykatën Supreme: Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria, bravo

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, i cili konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbëjnë shkelje kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë mbrohet shteti nga arbitrariteti, përcjell Periskopi.

“Duke pirë kafe dhe lexuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria. Bravo Gjykata Supreme”, ka shkruar Miftaraj.

Shpërndaje në: