Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve
Dy autorët të vrasjes së të riut Renis Dobrës në Shqipëri janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Mësohet se gjithashtu është shoqëruar në polici e dashura e një prej autorëve të arrestuar.
Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës. Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë. Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij, raporton Express, transmeton Periskopi.
Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka./Periskopi/



