“Dënimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës”- Reagime të forta pas rrëzimit të mocionit të krerëve të UÇK
Sot Gjykata Speciale mori vendim qe të rrëzohet mocioni i mbrotjes së krerëve të UÇK-së duke lënë në fuqi të gjitha akuzat. Ky vendimi erdhi pas kërkesës së avokatëvë të krerëve të UÇK të cilët së bashku kërkuan të rrëzohen të gjitha pikat e akuzave lidhur me krimet e pretenduara. Vendimi nuk u prit aspak mirë në Kosovë. Shumë figura politike, avokatë e kritikuan Gjykatën Speciale për mënyrën e funksionimit, shkruan Periskopi.
Avokati: Dështim, mënyra se si funksionon kjo Gjykatë është për dyshime
Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se vendimi për rrëzimin e kërkesave të avokatëve të krerëve të UÇK-së është dështim i Trupit Gjykues.
Ai në një reagim në Facebook ka thënë që mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, përcjell Periskopi.
Memli Krasniqi: Historia nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave
Kryetari i PDK-së tha se historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave.
“Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Krenaria dhe dinjiteti i atyre që luftuan për këtë vend mbeten të pathyeshme – përjetësisht!”, shkroi mes tjerash Krasniqi.
Zafir Berisha: Dënimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës, për të cilën po angazhohet Serbia dhe qeveria kuislinge e Albinit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka vlerësuar se mënyra si e ka rrëzuar Gjykata Specieale mocionin e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve tregon qëllimin djallëzor të kësaj gjykate.
Berisha në Facebook ka shkruar se Specialja po ecën drejt realizimit të synimeve të Serbisë.
“Nga Kosova nuk është se kam pritur për me bë diçka rrethë të vërtetës për këtë gjykatë, sepse këtu kemi të instaluar një regjim me mbetje sllave, të cilët kanë bashkëpunu me Serbin dhe këtë gjykatë me dosje falsifikuar dhe gjetjen e dëshmitarëve të rrem kundër krerëve të UÇK-së. Denimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës, për të cilën po angazhohet Serbia dhe qeveria kuislinge e Albinit”, ka shkruar mes tjerash Berisha.
Çitaku: Kur paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, ka padrejtësi speciale
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku tha se kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi, porse ka vetëm një padrejtësi speciale.
““Nuk kemi autoritet”, paska thënë Paneli Gjykues.
Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej ligjeve, përtej çdo kodi etik dhe njerëzor, por nuk kanë autoritet të largojnë pjesë të aktakuzës?
Në fakt, pikërisht ajo është kompetenca e tyre ekskluzive.
Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.
Ka vetëm një padrejtësi speciale”, shkroi Çitaku.



