Edi Rama shkon në Vlorë me helikopter

Edi Rama shkon në Vlorë me helikopter

Direkt pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë.

Helikopteri është ulur tek ish-fushat e aviacionit dhe më pas është shoqëruar me eskortë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë, shkruan A2, transmeton Periskopi.

Mësohet se Rama do të ketë disa takime pune tek vilat qeveritare, takime këto të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Shefi i qeverisë shqiptare do të qëndrojë deri pasdite në Vlorë dhe më pas do të largohet. Ndërkohë sipas të njëjtave informacione të premten pritet të jetë sërish në bashkinë e Vlorës sipas agjendës momentale./Periskopi/

Shpërndaje në: