Aksident në Meje të Gjakovës lëndohet një person
Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mejë të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:40 në rrugën Gjakovë – Ponoshec.
“Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, njofton ndër të tjerash Elezaj./Periskopi/



